Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kam kërkuar bashkimin e PD”, deputetja demokrate sulmon Berishën: Gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata

23:08 / July 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhurata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me Reformën Territoriale, ku tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.

“Ne folëm për një qasje tjetër në këtë reformë që duhet të mos dështojë dhe t’ju shërbejë qytetarëve. Nëse kthehemi sërish tek arroganca e votës, insistoj tek ekspertiza dhe studimet teknike e tek ajo që është e domosdoshme, shërbimi publik sa më pranë qytetarëve. Jemi të vendosur për një hartë të re territoriale që implementohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale dhe ne kërkojmë rritje të numrit të bashkive”, tha Çupi.

Sa i përket përplasjeve brenda PD, Çupi tha se nuk mund të thotë se nuk ka por supozon se gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA e më pas Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, sipas saj demokratët duan fitore në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mund të mohoj ngërçin në PD. Jam munduar që të jem në diskutimet e mia vetëm përbashkuese. Kam kërkuar bashkëpunim, jam e gatshme që të punojmë bashkë për t’i dhënë shqiptarëve një reformë të re. Të lëmë pakënaqësitë brenda demokratëve. Në zgjedhje duhet të shkojmë me kandidatë të përbashkët për tu përballur me keqqeverisjen. Non grata na ndau, por demokratët duan të fitojnë zgjedhjet. Le të bashkohemi e të lëmë qasjet individuale. Shpresoj që Berisha të mos e përfshijë PD në çështjet personale dhe të mos kushtojë në zgjedhjet vendore”, tha Çupi.

Ndërsa për depozitimin e projektligjit të PD, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit, Çupi thotë se iniciative nuk merr shkas nga situata e krijuar së fundmi nga Autoriteti i Dosjeve me Ilir Metën, i cili rezulton si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Çupit, projekti ka kohë që është gati.

“Nuk dua të shprehem se dje jam njohur me shkresën dhe nuk kam asnjë informacion të detajuar dhe do isha e nxituar nëse do jepja iopinione. Nuk mund të mohoj tendencën e qeverisë për të bërë propagandë me çdo gjë. Është çështje shumë sensitive. Opozita e sotme duhet të kishte reaguar në atë kohë kur ishte në qeveri. Nuk dua të cenoj askënd pavarësisht se mua ligji nuk më përket për shkak të vitit të lindjes. Ne si opozitë kemi gati propozimin për deklasifikimin e dosjes së përfshirjes së figurave që kanë barrë të së shkuarës. Do ta depozitojmë ligjin në shtator. Ka qenë i përgatitur, nuk ka lidhje me atë që ndodhi dje”, tha Çupi.

Basha Berisha dhurata cupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.