Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vala e të nxehtit/ Kryeministri spanjoll: Punonjësit të mos mbajnë kravata që të kursejnë energji

23:14 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pedro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë thirrje punonjësve në sektorin publik dhe privat që të mos mbajnë kravata, si një masë e kursimit të energjisë në vapë. Sanchez tha se qeveria e tij do të miratojë masa ‘urgjente’ të kursimit të energjisë, ndërsa vendet evropiane përpiqen të bëhen më pak të varura nga gazi rus pas luftës në Ukrainë.

Gjatë javëve të fundit Evropa ka përjetuar temperatura rekord të larta, ndërsa sot temperaturat arritën në 36C në Madrid dhe 39C në Sevilje. Në një konferencë  në Madrid, Sanchez vuri në dukje se ai nuk kishte veshur kravatë – dhe tha se donte që ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.

“Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë energji”, shtoi ai. Kryeministri tha se masat do të sigurojnë që njerëzit të qëndrojnë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë. Spanja nuk është e para që ndërmerr këtë veprim. Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz” , e cila inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës.

Dhe gjatë temperaturave të larta në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, politikanëve iu tha se mund të hiqnin xhaketat e kostumit të tyre ndërsa ishin në Dhomën e Komunave.

Qeveria e zotit Sanchez po punon për një dekret për kursimin e energjisë, i cili pritet të miratohet të hënën. Kjo është një lëvizje për të inkurajuar bizneset që të mbajnë dyert e tyre të mbyllura ku është e mundur, për të parandaluar ikjen e ajrit të kondicionuar.

Një rregull i ngjashëm u prezantua në Francë në fillim të kësaj jave. Masat janë pjesë e planit të Komisionit Evropian prej 210 miliardë eurosh për të rritur energjinë e rinovueshme dhe për të reduktuar varësinë e vendeve evropiane nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës.

Gjermania po ndjek shembullin, me një nga qytetet e saj, Hanoverin, duke njoftuar se do të ofronte vetëm dushe të ftohtë në pishina publike dhe qendra sportive. Temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë dy javëve të fundit kanë bërë që qeveritë në mbarë botën të rishqyrtojnë përdorimin e tyre të energjisë – nga një këndvështrim mjedisor dhe i kursimit të kostos.

Kravata Kryeministri spanjoll punonjesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.