Pajtimi mes reperave Cllevio Serbiano dhe dyshes Stresi-Noizy ka zgjatur shumë pak.
Cllevio ka mësuar vendodhjen e Stresit në Vlorë nga postimet në rrjetet sociale dhe i ka dërguar shokët e tij për ta rrahur.
Fillimish ai e ka sfiduar në rrjetet sociale, ku në një video shprehej: “O Arkimed, në qoftë se e ke për mua atë shkeljen me këmbë, e që je ti më hundlesh, se të shoh që je në Vlorë, hajde, e do të zbres poshtë pallatit do të të degjeneroj.”
Ndërsa më pas, ai ka postuar sërish video në rrjetet sociale, ku disa shokët e tij, të cilët Cllevio i quan “Kakamat e Vlorës” kanë shkuar tek lokali ku ndodhej Stresi për ta rrahur, por reperi në atë moment ishte larguar nga aty.
Në video dëgjohet Cllevio duke thënë: “Ku je o besprem, dil”.
