Një numër i madh delfinësh në Detin e Zi kanë ngordhur për shkak të luftës në Ukrainë, një pjesë e tyre dalin në bregdet dhe një pjesë tjetër përfundojnë në fund të detit, për ketë shkak mendohet se numri i delfinëve të ngordhur mund të jetë më tepër se 5 mijë.
“Të paktën 5 mijë delfinë” kanë ngordhur në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, sipas deklaratës së Ivan Rusev, doktorit të shkencave biologjike në parkun i shkencave biologjike në parkun natyror kombëtar “Tuzlivski Lymani” në rajonin e Odesës.