Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fuksa, patronazhistë e antishqiptarë!

12:15 / July 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi

Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Përballë, anash, tek lagja, në stadium, në kinema. Jetojmë në regjimin e fuksave që u ndërtua tullë pas tulle nga ish-sigurimi famëkeq i dikurshëm. Fjala që dëgjohet më shpesh tani sikurse dikur para ‘90 është “mos fol”.

Mos fol se të heqin nga puna.
Mos fol se të kërcënojnë me polici.
Mos fol se të shpallin antiamerikan.
Fuksllik kudo. Tradhëti kudo.

Gara midis ish-fuksave dhe fuksave të rinj (patronazhistët) është e madhe. Të parët ankohen se nuk iu dihet nderi e se me kontributet e tyre është ndërtuar regjimi i ri, ku fuksat-patronazhistë shpërblehen me dogana, me drejtori, me poste kyçe.

Ata vetë bërtasin se e bëjnë për ideal, për ideal të urrejtjes. Ndërsa fuksat e rinj i bien gjoksit për “fitorjen” e rradhës. Bërtasin se ishte meritë e fuksllikut të tyre që Rama është koka e regjimit. Nga ana tjetër nuk ngopen. Duan para, punë, favore, ndere. Shteti si shtet është i fuksave. Fuksat e trashëgimtarët e ish fuksave janë kudo. Në qeveri, në polici, në drejtësi, në sport, në art.

Fuksat e vjetër dhe të rinj grinden midis tyre se cilët janë më efikas në sundimin e sotëm të së keqes dhe cilët i kanë shërbyer më fort partisë duke i ngulur thikën atdheut e shqiptarëve. Të vjetrit me krenari listojnë vrasjet, burgosjet, internimet. Të rinjtë ia presin me falimentimet, shkarkimet, kallzimet, përgjimet.
E midis tyre janë ato: DOSJET. Dosjet që kurrë nuk u hapën. Dosjet që lidhin fuksat e vjetër me të rinj, sikur të ishte lidhje gjaku. Që lidhin regjimin me drejtimin. Majtizmin me antishqiptarizmin.

E që janë arma më e mirë e ish sigurimsave dhe sigurimsave të rinj për të luftuar me “armiqtë”. Kur i duhet ndonjë rekrut i ri, votues i ri, patronazhistët e shantazhojnë: ta hapëm dosjen. Kur duan të sajojnë ndonjë dosje luanjë me iniciale. Është një I.M, kujdes. Pastaj një V.L, ndoshta një V.K. E loja vazhdon.

Kryefuksi ndërkohë bën sikur qeveris, por realisht vazhdon atë shërbimin e dikurshëm të fuksit, me antishqiptarizëm, me shitje trashëgimie, me falje deti, me dorëzim Kosove, me grabitje, me pasurim, me arrogancën e fuksit omnipotent dhe impotent dhe me lojën e dosjeve.

Hapini pra dosjet! Hapini pa kushte. Pse bëni sikur duhet një ligj kushedi. Ligjet e juaja janë thjeshtë “gjoja” dhe “loja” për të shpëtuar veten tuaj! Hapja e tyre jo vetëm do na shërojë si shoqëri, por do mjekojë dhe antishqiptarizmin e ngritur në sistem. E bashkë me Dosjet t’i japim fund dhe regimit të fuksave të vjetër dhe të rinj!

Luçiano Boçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.