Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dosjet një lojë e fëlliqur”, Fuga: Ju hapsha trutë, sot kemi nevojë për pastrimin nga maskarenjtë

15:01 / July 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë në garë për hapjen e dosjeve, për të parë se kush ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Akademiku Artan Fuga, pyet me ironi se “kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij”. Po ashtu ai thekson se në ditët në vazhdim do të rrëfej pse kjo sipas tij është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin. “Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin”.

Komenti i plotë

Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut. Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007, tani ka plas komedia!

Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin!

O ju hapsha trutë. Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij. Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën. Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!

Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun sikurse thoshte gjyshja ime. Hipokrita. Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin. Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë. Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth.

Artan Fuga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.