Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, një një deklaratë për mediat u shpreh se anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të PL.
“Anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të Partisë së Lirisë. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE ishte një akt i nevojshëm që e afron më tepër Shqipërinë drejt rrugës europiane, por jo i mjaftueshëm për të realizuar sa më parë aspiratën e popullit tonë për anëtarësim në BE. Ne falenderojmë vendet e BE-së dhe Komisionin Europian për gjykimin dhe veprimin e tyre të matur për t’i përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt në BE me një vizion të qartë gjeopolitik për të bashkuar hapësirat europiane dhe mbyllur rrugën e hyrjes së influencave të huaja në Europë”, shkruan Nesho.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për festimet në shtetin “Skëndërbej” pas hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
“Kjo qeveri e shikon procesin si të njëanshëm duke lënë mënjanë opozitën;
duke keq-administruar dhe shpërdoruar fondet publike dhe pasurinë e popullit në nëpërkëmbje të vlerave dhe parimeve europiane;duke anashkaluar dhe refuzuar Procesin jetik të Berlinit dhe ofruar projekte të tjera paralele si Ballkani i Hapur që e largojnë më shumë Shqipërinë nga rruga europiane”, shtoi ai.