Nata e katërt e festimeve në qytetin verilindor. Atmosferë e veçantë sonte në qytetin e Burrelit.
Në orët e paradites autoritetet lokale nderuan 31 Korrikun e vitit 1943, dita e Kryengritjes Popullore të 3000 matjanëve kundër pushtuesve të huaj. Kryebashkiakët, veteranët, familjet e dëshmorëve, qytetarë të shumtë vendosën kurora dhe buçeta me lule pranë memorialit kushtuar kësaj date historike.
Ndërkohë sonte në qendër të qytetit janë mbledhur mijëra banorë të bashkive Mat e Klos dhe po argëtohen nga grupi Elita 5.
Në venlindje kanë mbërritur edhe emigrantë të shumtë, të cilët prej dy vitesh nuk vinin pranë familjeve të tyre për shkak të pandemisë.