Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

1.2 miliard lekë më shumë për bujqësinë/ Kush mbjell grurë, merr 30 mijë lekë për hektar

20:26 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruriii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur të rrisë fondet në mbështetje të fermerëve, duke adresuar një buxhet shtesë prej 1.2 miliard lekë për Skemën Kombëtare të vitit 2022.

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, tregoi varësinë e Shqipërisë ndaj grurit të importit. Për të shtuar sipërfaqen e të mbjellave në sezonin e ri, Ministria e Bujqësisë ka vendosur të subvencionojë të gjitha ata fermerë që kultivojnë grurë.

“Risia për këtë shtesë buxheti ka fokurs dhe prioritet mbjelljen e grurit. Mbjellja e grurit subvencionohet me 30 mijë lekë/ha për fermerët që do aplikojnë”, thotë Eranda Selmanaj, drejtoreshë ne AZHBR.

Për të përfituar nga kjo mbështetje bujku duhet të garantojnë faturat e TVSH  të farës së grurit dhe të imputeve bujqësor. Përvec sektorëit të dritherave qëveria ka vendosur të mbështesë edhe sektorin e peshkimit, ku 203 anije peshkimit do të marin naftën më cmim më të lirë se ai i tregut.

“Gjithashtu për herë të parë kemi dhe mbështejne me naftë për peshkatarët, ku do financohet 40 lekë/litër si pagëse shtesë për të ulur kostot”, shpjegon Selmanaj.

Ndërkohë për fermerët që mbarështojnë gjë të gjallë dhe nuk janë shpallur fitues në thirrjen e parë të Skems Kombëtare, ka një mundesi të dytë që ata të përfitojnë para nga qeveria.

“Nga buxheti tashmë i alokuar 3.7 miliard me prioritet janë edhe sektorët e bletarisë dhe blegtorisë, pasi kemi pas shumë kërkesë në aplikime do të rialokohet një buxhet që do meret nga masat e tjera për keto sektorët dhe do të rritet financimit, pra blegtorët dhe bletarët do të njoftohen për ato që do të jenë pjesë e vijës së financimit”, thotë Selmanaj.

1.2 miliard lekë e rrisin  fondin e subvencioneve për bujqësi në vlerën e 4,9 miliard lekëve, ku numri i fermevë përfitues pritet të shkojë deri në  50 mijë përfitues.

Bujqesi grure mbjellje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.