Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e çmimeve, buxheti arkëtoi 108 mln euro më shumë TVSH më 2021

11:30 / August 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SUFICITI BUXHETOR 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po kthehet në kontribuuesin më të rëndësishëm te të ardhurave buxhetore.

Ministria e Financave shpjegoi se, vitin e kaluar me 2021 për efekt të rritjes së çmimeve u arkëtuan vetëm nga TVSH rreth 12,2 miliardë lekë ose 108 milionë euro.

Analiza për kontributin e rritjes së çmimeve në të ardhurat nga TVSH -ja u publikua në analizën e buxhetit faktik 2021 që Ministria e Financave ka dorëzuar në Kuvend.

Çmimet e mallrave kanë qenë të ulëta përgjithësisht, sidomos në gjysmën e parë të vitit 2021, por rritja u përqendrua në tre-mujorin e fundit të vitit kur nisi rritja e konsumit post-pandemik.

Të ardhurat nga TVSH-ja gjatë vitit 2021 arritën në 161,5 miliardë lekë nga të cilat 30 miliardë lekë ishin nga TVSH-ja e brendshme dhe 131 miliardë nga TVSH-ja e jashtme.

Të ardhurat faktike nga TVSH-ja më 2021 ishin 30 miliardë lekë më shumë se fakti i vitit 2020 ose 30% më të larta, se me 2021. Kontributin më të madh e dhanë të ardhurat nga TVSH-ja e importit, e cila shënoi rritje me 24% dhe ajo e vendit me 2.4%.

Rritja e TVSH -së nga mallrat e importit reflektoi rritjen e importeve në sasi dhe çmimeve më të larta.

Rritja e çmimeve vitin e kaluar kontribuoi në 40 për qind te të ardhurave shtesë nga TVSH-ja.

Rritja e të ardhurave buxhetore ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, por ministria e Financave nuk e ka bere publike analizën e faktorëve që kanë kontribuar në këtë rritje.

Statistikat zyrtare tregojnë se të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e parë të vitit ishin gati 280 miliardë lekë, me një rritje prej 19%, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Çmimet e larta ndikuan pozitivisht në arkëtimin e më shumë taksave në buxhet. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare ishte 18.3 miliardë lekë më shumë me bazë vjetore në 6-mujorin e parë, duke ndikuar në 40% të shtesës totale.

Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit nuk po kontribuon pozitivisht në të ardhura rritja e volumit të importeve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, në 6-mujorin e parë të këtij viti, importet e mallrave në sasi pësuan rënie me 6.1 % në raport me vitin e kaluar në të njëjtën periudhe.

Në janar-qershor 2022 u importuan rreth 2,4 milionë tonë mallra nga rreth 2,6 milionë që u importuan vitin e kaluar në këtë periudhë ose rreth 161 mijë tonë më pak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.