Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Departamenti Amerikan i Thesarit shpall non-grata të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin

21:34 / August 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alinaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të martën të dashuën e presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë ndëshkimin e elitave ruse në kundërpërgjigje të luftës në Ukrainë.

Alina Maratovna Kabaeva, e cila ka qenë në lidhje romantike me liderin rus, u sanksionua si një anëtare e bordit të drejtorëve të Qeverisë së Federatës Ruse, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit. Kjo deklaratë e përshkruan 39-vjeçaren Kabaeva në një marrëdhënie të ngushtë me Putinin.

Ajo rezulton një ish-anëtare e Dumës Shtetërore, si dhe është drejtuesja aktuale e Grupit të Medias Kombëtare, një perandori e televizionit, radios dhe shtypit të shkruar, pro-Kremlinit.

Në prill, Wall Street Journal raportoi se sanksionimi i Kabaevës ishte në shqyrtim nga SHBA, por kishte shqetësime se një veprim i tillë do të nxiste tensionet duke pasur parasysh afërsinë e saj me Putinin. Kabaeva ishte sanksionuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç Kabaevës, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër një numri oligarkësh të tjerë, një kompanie të madhe të prodhimit të çelikut dhe dy prej filialeve të saj, si dhe një institucioni financiar të akuzuar për drejtimin e një operacioni për shmangien e sanksioneve.

“SHBA po vendos gjithashtu kufizime vizash për 893 zyrtarë të Federatës Ruse dhe “31 zyrtarë të qeverisë së huaj që kanë vepruar në mbështetje të aneksimit të supozuar të Krimesë nga Ukraina” tha Blinken.

Alina kabaeva DASH non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.