Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mediat britanike zbulojnë trafikantët shqiptarë që “peshkojnë” emigrantë për në Angli përmes “Tik- Tok”

12:25 / August 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
istockphoto 940400824 170667a
London
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trafikantët e qenieve njerëzore po reklamojnë në Tik Tok shërbimet e tyre për të transportuar emigrantët përmes Kanalit Anglez, kundrejt shumave prej 5500 paund.

Një investigim i GB News ka zbuluar dhjetëra llogari të trafikantëve shqiptare në platformën e mediave sociale, të cilët mburren me transportimin e burrave, grave dhe fëmijëve nga Franca në Britani.

Njëri inkurajon azilkërkuesit që t’u dërgojnë një mesazh përmes WhatsApp me një numër kontakti në Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër tregon gomonet mbi të cilat duken emigrantët e paligjshëm ndërsa negociojnë udhëtimin prej 21 miljesh.

Reklamimet që bëhen në rrjetet sociale përfshijnë datat e kalimeve, ndërsa ilustrohen edhe me foto, ku shfaqen emigrantet të cilën bëjnë edhe foto.

347357 e1659521744426

Po ashtu bëhet një përshkrim i udhëtimit duke filluar në Shqipëri, më pas në Bruksel në Belgjikë, përmes Francës, duke përfshirë Parisin, Lille dhe Durkerque, më pas postohet një hartë ku shfaqet deti.

Më pas reklimimi bëhet duke shfaqur fotot e monumenteve të famshme në Londër, si Toëer Bridge dhe Shtëpia e Parlamentit për të vërtetuar udhëtimin e suksesshëm.

Një mbishkrim i një klipi të postuar muajin e kaluar, i përkthyer nga shqip në anglisht, thotë: “Sot kaluam tre gomone me 60 persona nga Dunkerque, nesër nga ana tjetër.

“5,500 paund në rrugë – ne jemi grupi më i fortë në Francë.”

Një postim i ngjashëm thoshte: “Ne kemi një rrugë çdo ditë deri në fund të korrikut. Ne jemi grupi më i mirë në Francë për të kaluar njerëzit. Çmimi është 5000 £, DM për itinerarin tjetër.”

Një tjetër tha: “Vetëm për 4000 £, çfarë po pret? Niseni sot, nesër, kontaktoni ne DM.

“Linja e drejtpërdrejtë çdo ditë Francë, Angli në orën katër.”

Një burim që zbuloi disa nga videot i tha GB News: Unë jam thjesht një qytetar dhe u futa në TikTok, ku nuk mund ta besoja atë që po shihja.

Është e pabesueshme që gjithçka është aty dhe mjaft e lehtë për t’u gjetur sapo të filloni të kërkoni. Nëse është kaq e lehtë për mua, atëherë pse autoritetet nuk po bëjnë diçka për këtë.

Klipet e TikTok vijnë pasi 696 persona kaluan Kanalin me varka të vogla të hënën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.