Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opozitës i duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja!  Por prapë nuk do të vinin dot kurrë në pushtet me Berishën e Metën

19:00 / August 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë.

Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve.

  • – Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për vdekjen dhe aksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë policie.
  • – “Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramēs.

Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë, se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen.

I duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja.

24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë (vdekjet, plagosjet, aksidentet) e cila është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.

Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.

E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkepusë vëmendjen nga faktori jashtēm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend.

Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund tē ndodhë nëse jep dorheqjen Rama.

Pas dorëheqjes Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do kemi 4 alternativa:

  • 1- Partia Socialiste
  • 2- PD zyrtare me vendim gjykate e Bashës
  • 3- PL Meta apo Metaj (që ende s’i dihet mbiemri)
  • 4- Berisha pa parti dhe pa logo.

A e kuptoni se cili është rezultati zgjedhjeve?

Literalisht rezultat i njëjtë me zgjedhjet lokale të Marsit: D.M.TH, Partia Socialiste fiton më shumë se 25 Prilli i vitit 2023.

Sepse perballë s’ka më një Opozitë të Bashkuar, por një Opozitë të Copëtuar.

Sepse ka SHBA, BE dhe UK kundër. Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera…..

Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.

Kreshnik Spahiu Rames vDEKJA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.