Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ nga Eni Vasili, një ndër të ftuarit ka qenë dhe analisti i njohur Alfred Peza.
Ata kanë diskutuar në lidhje me temën ‘Kriza politike, a ka rrugëdalje?’. Gjatë emisionit kishte momente kur situata u tensionua, por mesa duket mbrapa kamerave gazetarët me njëri-tjetrin kanë qenë të qeshur.
Ka qenë vetë Vasili, ajo që ka publikuar disa foto në ‘Instagram’ ku shfaqet me Mesila Dodën duke qeshur apo edhe me Henri Çilin.
Por foto që ka nxitur më shumë komente nga ndjekësit është ajo me Pezën. Ky i fundit ka treguar se është xhentil duke i puthur dorën Enit.
Kujtojmë Vasili dhe Peza kanë miqësi prej vitesh, nisur nga profesioni i përbashkët që kanë.