Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Francë/ Thatësirë ekstreme, qytetet furnizohen me autobote

21:18 / August 5, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
France
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria franceze njofton se nga ngritur një ekip Task Force për t’u përballur me thatësirën ekstreme që ka goditur vendin dhe që ka lënë më shumë se 100 bashki pa ujë të pijshëm. Ministri i Mjedisit, Christophe Béchu shpjegon se qindra autobote janë duke çuar ujë në ato qytete në të cilat tubacionet janë tharë totalisht.

Sipas zyrës së kryeministrit kjo është situata më e vështirë nga thatësira që është regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që ajo pritet të vijojë të paktën dhe për dy javë të tjera.

Kompania shtetërore e energjisë gjithashtu ka ndërprerë furnizimin për disa centrale bërthamore, pasi temperaturat e ujërave të lumenjve janë tepër të larta se sa duhet për të ftohur reaktorët. Autoritetet i frikësohen idesë se kjo thatësirë do të dëmtojë të mbjellat duke e theksuar më tej krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën që prej qershorit gjithashtu ka bërë që pemët të humbin më shpejt gjethet e tyre, duke krijuar peizazhe që më shumë ngjasojnë me vjeshtën.

autobote France thatesire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.