Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli arreston 19 militantë të dyshuar pas sulmeve në Gaza

13:57 / August 6, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
op
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli ka thënë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez, Xhihadi Islamik, në disa bastisje të kryera rreth Bregut Perëndimor.

Një ditë më parë, Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër shënjestrave në Rripin e Gazës.

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore, përfshirë liderin e Xhihadit Islamik, Tayseer Jabari.

Izraeli ka thënë se sulmet kanë pasuar një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi.

Disa raketa janë nisur nga Gaza drejt Izraelit përgjatë natës, dhe shumica prej tyre janë ndalur, ka thënë ushtria izraelite.

Kjo dhunë e raportuar përbën përshkallëzimin më serioz në mes të Izraelit dhe Gazës këtë vit.

Në maj të vitit 2021, një luftë 11-ditore ka lënë të vdekur më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë.

Palët më vonë janë pajtuar për armëpushim.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se operacioni që ka nisur së fundi mund të zgjasë për një javë.

Xhihadi Islamik është një prej grupeve militante më të fuqishme që operon në Gaza.

Ky grup mbështetet nga Irani dhe e ka selinë në kryeqytetin sirian, Damask.

Grupi ka qenë përgjegjës për shumë sulme, përfshirë sulmet me raketa dhe të shtëna me armë zjarri kundër Izraelit./Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Peshkatarët në Francë në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohen portet dhe një rafineri

14:06 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.