Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, miq e kolegë të tronditur nga lajmi i kobshëm: Të deshte qielli kolonel!

22:00 / August 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjek 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë nga jeta këtë të shtunë, mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari. Lajmin është bërë me dije nga vetë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale, ku informojnë miqtë dhe të afërmit se pritja e ngushëllimeve do të bëhet në “Shtëpinë e Pritjes Univers”.

“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut të njohur kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët kanë qenë miqtë e afërt të tij.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata:

Lamtumirë mik! E rëndë lamtumira jote! Njëri para se gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denjë e i papërlyer, babai më i mirë që familja mund të ketë, i dashuruar pas SUT, i pakursyer për shokët, miqtë e pacientët!  Të qoftë e blertë lëndina Luan Nikollari! Kishe akoma shumë për të dhënë por të deshtë qielli Kolonel!

Petrit Vasili: Çfarë dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë

Maksim Basho: I ndriçofte shpirti në parajsë kolegut të nderuar. Ngushëllime familjes.

Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!

Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet më të sinqerta!

Nikollari është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, ku mund të rendisim atë su Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.

Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qëndror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.

luan nikollari mjek vdes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.