Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çun Lajçi vlerësohet me çmimin e madh në Romë

18:10 / August 7, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
296560285 2200782646752751 7536219276242815752 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çun Lajçi është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm. Aktori ka marrë çmimin ‘Best Supporting Actor’ në eventin e njohur, Rome Internacional Movie Awards 2022. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori. Këtë çmim ai e ka fituar në sajë të rolit të tij në filmin “Sofia” me regji të Eduard Grishajt.

Reagimi i plotë:

Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë!

E shtune. Ditë me diell e kafiteri plot. Po njerëz pse kaq pak e pyesja vetën? Mos iken të gjithë n’det?

Me keqardhje po i numëroja qent endacak, n’Sheshin Nana Tereze. Ata shiheshin, që nga Ministria e Kultures deri të Teatri, se njerëzit ishin t’rrallë, të shtunden e djeshme.

Unë isha ulë n’kryqin e dy rrugëve. Asaj që t’çon poshtë të kinemaja ABC dhe kësaj tjetrës, që t’çon përpjetë, të Restorant Pishat!

Ah Pishat! Njiherë darkova me kompozitorin Engjëll Berisha, në ditëlindjen e tij, por ai vdiq e unë ma nuk shkova!

Çiftelin mundohesha me vu n’dyzen por jo me i ra si Sali Mani!

S’dojsha m’ua tërheqë vemendjen qenve, e qent afroheshin n’mungesë njerëzish. U merrnin erë librave e iknin.

Mos t’humbim kohë se nuk hahen shkronjat, sikur thonin!

S’me kishte shkua mendja të Gërmia! S’e kisha kujtua Dua Lipën e përformancën e saj. Jo pse s’e dua, përkundrazi, e pëlqej jasht mase, por meqë s’jam vip si pushtetarët, që t’me fusin mbrenda, pa me shqelmua rinia e policia, e kisha largua nga kujtesa. Kisha dalë me i shitë edhe pak libra t’bijes sime të ndjerë.

E pra mesditë ishte! Por rinia po flinte, ngaqë e kishin kalua natën nën qiellin e hapun t’Gërmisë e Sheshi ishte me qentë që i nuhasnin librat e mi!

Çiftelinë e vuna n’dyzen, por nga mbrapa, dikush mi mbylli sytë me shuplaka.

Qëlloja kush jam, foli!

Kot mi mbyllë sytë. Të mbyllun i kam që dy dekada i thashë, por ajo insistoj:

Dajë, qëlloja kush jam?

Duert i paske të buta. Za femne po, por kush dhe e kujt je, s’ia qëlloj, se e kam harrua edhe zanin tim, i thashë dhe vazhdova me i ra çiftelisë.

Me duel përpara. Ishte Aida. Vajza e Azem Shkrelit! Rreptë u çova dhe e mora ngrykë. S’di me kend u çmalla: Me vajzën time apo me nipin tim, lirikun e madh t’poezisë! Por e shtrëngova n’parzëm dhe i fola: Pres prishtinas e m’vjen nga Callgary çika e Azem Shkrelit! Kush t’kishte mendua ty, të librat e dajës, i thashë e n’çast u ngushtova që e gjet dajën tue shitë veprat e veta n’rrugë! U çmallem. N’ikje i mori 10 veprat e mia e s’harroi me m’thanë: Herdokur, t’pres n’Canada!

Dhe cingëron telefoni!

Urime për çmimin: “Artisti ma i mirë”, n’rolin kryesor, i festivalit të Romës, m’thotë Eduart Grishaj, regjisori i filmit “Sofia”, që e kishte marrë, poashtu çmimin, për regjisorin ma t’mirë të atij festivali!

Kisha harrua se kam ba film n’Theth, para dy vitësh.

Kisha harrua ku kam luejt e çka kam luejt, që kur fillova me luejt rolin e shitësit të librave!

Hajt burr se s’u ba nami! Po për cilin rol, e pyeta!

Për Malësorin, n’filmin “Sofia”, me tekst të At Zef Pëllumbit!

Dy artistë amerikan e nji australian i pate konkurent, e ti thua s’u ba nami! Po kush e mund rugovasin, m’tha dhe e mbylli telefonin!

Qesha! Ndoshta prej gëzimit

Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë, sheshit, pa kroje t’Prishtinës!

Po! Ky shitësi n’rrugë, asht artist i thashë qenit t’eçtuem! Madje me dekoratë!

Po! Ky po iu shkruen atyne, që s’dinë kush jam, jo deputetëve e ministrave, që m’rrinë karrshi, deri sa shes libra n’trotuar!

Ata e njohin vetëm Kryeministrin e ai e njeh vetëm vetvetën, e harron se i duhet edhe dashnia e popullit!?

Juve, që m’shihni rrugëve me libra, po ua dërgoj mirënjohje nga Roma, për filmin “SOFIA” të regjisorit Eduart Grishaj, që tua përkujtoj, atyne që m’udhëheqën, se kot e quejtën vetën Vipa.

Jo! Janë do artistë e do shkrimtarë që i njeh bota, para tyne!

Gusht, 2022

296410216 2200831850081164 2182548372647732205 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

11:53 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.