Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë, ku mbetën të vrarë dy vëllezër. Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tyre në lagjen Kiras, ku të vrarë mbetën Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Ky mbiemër nuk është i panjohur për shkodranët. Një prej viktimave, Astriti është babai i ish boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali. Ky i fundit në vitin 2012 u kualifikua për në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Aktualisht ai është i arrestuar si pjestar i grupit Bajri.
Emri i 29-vjeçarit Asmer Bilali u bë i njohur mediatikisht në kohën kur mbeti i vrarë Arjan Ferracaku. Gjithashtu, ai është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
Babai i Asmerit, Astriti ka në pronësi një resort kuajsh në Shkodër, ku dhe mbeti i vrarë Ferracaku.
Ndërsa viktima tjetër, Ibrahim Bilali ishte gjithashtu i pasionuar pas hipizmit.