Këngëtarja Olivia Newton-John, e cila fitoi famë botërore në rolin e Sandy-it, vajza e dashur e shkollës së mesme në filmin e njohur “Grease”, nuk e fitoi betejen 30-vjeçare me kancerin.
“Do të takohemi sërish dhe do të jemi sërish të bashkuar, sërish bashkë. Unë kam qenë gjithmonë i yti që në momentin e parë që të pashë dhe do të jem gjithmonë. Danny yt, Johny yt”.
Me këto fjalë nis mesazhi prekës i John Travolta dedikuar Olivia Newton-John, pas vdekjes së aktores në moshën 73-vjeçare, partneres së tij të paharrueshme në filmin “Grease”.
“Olivia ime e dashur ju keni bërë kaq shumë për ta bërë jetën tonë më të mirë. Ndikimi juaj ka qenë i pabesueshëm për të gjithë ne. Të dua shumë”.
