Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret dalin jashtë kontrollit, Çako: Me rëndësi është koordinimi dhe njoftimi i menjëhershëm

11:13 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që zjarret në disa zona ku vatrat kanë dalë jashtë kontrollit, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se vetëm në 24 orët e fundit janë fikur mbi 30 zjarre, për të cilat u angazhuan 1000 forca, ndërkohë që bëri sërish thirrje për koordinim dhe njoftim më të shpejtë nga ana e autoriteteve lokale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Pas një 24 orëshi të vështirë, për shkak të temperaturave të larta, kanë qenë të paktën 34 zjarre të cilat janë monitoruar nga EC. 1004 forca janë angazhuar për fikjen e zjarreve gjatë ditës së fundit që kanë pasur mbështetje nga strukturat lokale dhe nga helikopterë. Sot nuk jemi në të njëjtat rrethana si dje. Kemi ende zjarre aktive në Shkodër, Mat, Krujë, Kurbin.

Këto zjarre po monitorohen, ka struktura të shumta në vendngjarje. Janë angazhuar dhe forcat e armatosur. Në bazë të ligjit për mbrojtjen civile, njësitë lokale janë përgjegjëse drejtpërdrejt. Ka një ndryshim rrënjësor me angazhimin. Kapacitetet nuk janë maksimale për të përballuar zjarre masive.

Por është i rëndësishëm koordinimi dhe njoftimi i menjëhershëm. Sa më shpejt të reagojmë do të jemi më produktivë, përsa kohë zjarri nuk ka marrë përmasa. Dita e djeshme kishte situata kritike që falë ndërhyrjeve shpëtuan godinat dhe jetën e njerëzve”, tha Çako.

Haki Çako Zjarr zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.