Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dule: Karamelo nuk mund të shërbejë si kamerdare shpëtimi, vota të mos blihet më

15:26 / March 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdon diversionin e tij lideri i PBDNJ-se. Vangjel Dule tha nga Korça se kryeministri Edi Rama duhet të rrëzohet me patjetër dhe se ndjen mëshirë për të.

Kreu i PBDNJ-s nënvizon se pas rrëzimit të tij duhet t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Duke  ju drejtuar realitetit tonë, duhet të përqendrohemi tek kryefjala e kërkesës mbarëpopullore në vendin tonë, që është largimi i qeverisë së Edi Rames dhe hapjes së rrugës së zhvillimit të zgjedhjeve të lira, produkt i të cilave do të jetë një qeveri e re. Ajo do të ju garantojë shqiptarëve mirëqenie, arsim dhe perspektivë evropiane”, tha kreu i PBDNJ-së.

Sa i përket vendimit të Karamelos, për marrjen e mandatit, Dule thotë:-“ As Karamelo, as të ngjashmit e tij nga çdo drejtim që mund t’i bashkëngjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi, janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie.

Rrjedhimisht duhet të jemi të gjithë më të vendosur se kurrë, që ti përgjigjemi kërkesës popullore; të largohet z Rama, të largohet qeveria e tij. Qytetaret duhet të kenë të drejtën që ka çdo qytetar i vendeve të lira dhe të civilizuar, të  drejtën e votës. Vota të mos blihet më me thasë mielli, me shlyerje të detyrimeve të OSHEE-së, të ujësjellësit, por të shprehin vullnet politik”, tha Dule. (TemA)

Karamelo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.