Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kina ndalon stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit: E arritën qëllimin, paralajmërim për ata që mbështesin pavarësinë

23:47 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xiao Qian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina ka bërë të ditur se do të ndalojë stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, edhe pse  ambasadori i saj në Australi u zotua se Kina është ‘e gatshme të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme’ për të ribashkuar Tajvanin me kontinentin.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës deklaroi sot po përfundon stërvitjen e javës rreth Tajvanit që erdhi si pasojë e vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan. Pekini dërgoi anije ushtarake dhe avionë luftarakë përgjatë vijës që ndan Tajvanin nga Kina.

PLA tha se operacionet detare dhe ajrore ishin të suksesshme dhe kishin arritur objektivat e tyre për t’u dërguar një paralajmërim të gjithë atyre që favorizonin pavarësinë formale të Tajvanit. Veprimet ndërprenë fluturimet dhe transportin në një rajon vendimtar për zinxhirët e furnizimit global, duke shkaktuar dënime të forta nga Australia, SHBA, Japonia dhe të tjerët.

Dje ambasadori i Kinës në Australi tha se Kina është ‘e gatshme të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme’ për të ribashkuar Tajvanin me ‘atdheun mëmë’, ndërsa i konsideroi të vështira marrëdhëniet e Australisë me superfuqinë.

Gjatë një fjalimi në Klubin Kombëtar të Shtypit, ambasadori Xiao Qian tha se SHBA-ja ishte fajtore për rritjen e tensioneve rreth ishullit për të cilin Pekini pretendon se është pjesë e tij.

Kina Tajvan xiao qian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.