Pas rreth 24 orësh kërkime, është gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët.
14-vjeçari hyri në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kishin ngecur në lum. Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur në të njëjtin vend, para shumë vitesh.“Ky është fëmija i dytë I familjes që është mbytur, para 12 vitesh u mbyt fëmija tjetër, klasën e parë”, tha banorja.
Drama e familjes nuk përfundon pasi përveç vështirësive të mëdha ekonomike dhe tragjedive të njëpasnjëshme, para një viti iu vdiq edhe i ati.
“Para një viti vdiq i ati. Një familje me shumë probleme. Është një traumë një dhimbje shumë e madhe për atë nënë. Edhe shtëpinë bashkia ia bëri sepse nuk kishin mundësi ekonomike, ishin nëntë fëmijë”.