Një skenë si në filmat hollivudiane ishte ajo e ditës së sotme në Itali ku një grup prej katër personash ngecën në tunelin që po hapnin pasi ai nisi të shembej. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mëngjesit të sotëm e që po ndiqet nga shumë qytetarë të cilët janë mbledhur për të vëzhguar nga afër ekipet e shpëtimit.
Sipas informacioneve bëhet me dije se të tre personat e shpëtuar më herët janë me precedentë penal ndërkohë që po punohet ende për nxjerrjen e personit të katërt i cili vijon të jetë i bllokuar 5-6 metra nën bazamentin e rrugës. Ndërkohë trafiku vijon ende të jetë i bllokuar.
“Më ndihmo, më nxirr jashtë të lutem”, është thirrja që ai drejton prej orëve të mesditës në adresë të mjekëve dhe ekipit të zjarrfikësve që po gërmojnë për të bërë të mundur shpëtimin e tij.
Sipas mediave italiane ekipi i zjarrfikseve po mundohet që të hapë një tunel të dytë paralel në mënyrë që të arrijë tek personi i bllokuar pasi përpjekljet e tjera kanë dështuar.
Hipoteza për një “band of the hole” lindi për faktin se vendi ku ndodhi shembja ishte marrë me qira nga 4 persona të konsideruar të dyshimtë. Ata janë dy romakë dhe dy nga Campania me precedentë për krime kundër trashëgimisë dhe lidhje me tregtinë e drogës.