Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

21:09 / August 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka vendosur që njerëzit të merren me të, më shumë se sa ai të merret me ata. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj. 

Në mëngjes poston një foto të Kabulit dhe thotë se është Tirana e mbuluar me tym. Natyrisht që dhe këtu tërheq qindra mijëra komente negative. 

Mbasdite shkon në Durrës dhe sulmon investimin e pritshëm më të madh të historisë së Shqipërisë në këto 30 vjet, që mund të ndryshojë tërësisht historinë e ekonomisë shqiptare dhe pritet t’i rrisë Durrësit vlerën si qytet disafish. E di që e mallkon çdo durrsak për këtë, ose minimumi e quan idiot. Nuk mërzitet për këtë.

Kujdesi i tij i vetëm është që fjalori të jetë ekstrem dhe nuk ka rëndësi nëse ngjan si i çmendur, paranojak, apo budalla. Rëndësi ka që askush tjetër të mos e bëjë atë që bën ai.

Dhe në këtë pikë suksesin e parë e ka arritur. Sali Berisha, rivali i tij kryesor në opozitë, që shquhet për gjuhën e baltës dhe fantazinë për të shpikur gjëra që mendja i kap me vështirësi, ngjan i zhdukur nga skena.

Edhe pse çdo natë përpiqet të bëjë ndonjë punë, herë mbledh ekspertë të partisë e herë të çmendur të shoqërisë civile të partisë, sërish nuk tërheq dot më vëmendje. U duket të gjithëve si një plak i lodhur.

Ilir Meta ja ka dalë ta vërë në pozitë të vështirë, duke ngritur stekën e marrëzisë së tij në atë nivel sa është e gjitha e tij. Pjesa tjetër e opozitës, ose duhet të ndjekë marrëzinë e tij, ose do të bëjë punë e vet, që krijon perceptimin e fortë të ndarjes së dy opozitave.

Dhe e gjitha ngjan një hakmarrje ndaj Sali Berishës, për mënyrën se si e ka përdorur dosjen e tij ende pa u bërë publike dhe qëndrimin e pabesueshëm hipokrit kur ajo u bë publike.

Ilir Meta është duke i treguar atij se nuk ka fuqi ta ndjekw në marrëzinë e tij. Dhe në të vërtetë, Sali Berisha nuk ka fuqi, edhe pse ka bërë dhe bën plot marrëzi. Por deri këtu nuk shkon dot.

Ilir Meta praktikisht ja ka marrë atij gjithë vëmendjen që zgjon negativitet në opozitë, duke rrezikuar gjithçka. Dhe e ka lënë në hije Sali Berishën.

Nuk dimë nëse kjo është mirë apo keq për Ilir Metën, pasi kjo mund t’i bëjë më shumë nder Sali Berishës, nëse nuk çmendet dhe ai në këtë shkallë.

Por Ilir Meta nuk ka kohë të presë deri atëhere, kur të provohet. Deri atëherë ai do të ndjehet i pari. Qoftë dhe si i marrë. Dhe po ja arrin.

Mero Baze Meta suksesin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.