Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mes 11 viktimave në Cetinjë dy janë fëmijë, prokurorja: Autori u vra nga një bashkëqytetar

21:31 / August 12, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prok mali zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorja malazeze që po heton masakrën në Cetinjë Andrijana Nastiq raportoi se 9 persona janë gjetur të vdekur në vend.

Ndërkohë, siç tha ajo për televizionin Vijesti, nga Qendra Klinike e Malit të Zi kanë marrë informacion se dy persona të tjerë kanë humbur jetën pas plagëve.

Sot në Cetinje u qëlluan për vdekje 11 persona, bashkë me vrasësin, të cilin, siç tha Nastiq, e vrau një bashkëqytetar.

Sipas informacioneve të Vijestit, bëhet fjalë për shtetasin N.K nga Cetinja.

Nastiq shtoi se gjashtë persona janë duke u trajtuar, dy në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike.

“Nga 11 personat që vdiqën, dy janë fëmijë. Rasti është duke u hetuar,” tha Nastiq për televizionin Vijesti.

Tridhjetë e katër vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë sot 10 persona në Cetinje dhe më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Tv Vijesti raportoi, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, se sulmuesi fillimisht vrau  fqinjen dhe fëmijët e saj, pas së cilës telefonoi bashkëshortin e të vrarës dhe i tha se çfarë kishte bërë.

Më pas, sipas të njëjtave burime, ai ka vazhduar sulmin duke qëlluar në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve.

autori cetinje femije
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.