Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Drejtori i policisë për ngjarjen në Cetinje: Agresori vrau fillimisht qiraxhinjtë, pastaj shtatë persona të tjerë

22:33 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zoran 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Zoran Brđanin, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me masakrën në Cetinje. Kryepolici malazez thotë se sot është një ditë tragjike jo vetëm për Cetinjen, por për të gjithë Malin e Zi. 

“Jetët njerëzore janë më të vlefshmet dhe më të pazëvendësueshmet dhe sot humbëm 11 qytetarë, mes të cilëve dy fëmijë. Ngushëlloj familjet e viktimave dhe në emrin tim dhe në emër të Drejtorisë së Policisë u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe meqenëse në momentin e kësaj ngjarje nuk kam qenë në Podgoricë, sonte do të shkoj edhe në Cetinje. Gjithashtu, shpresoj që të lënduarit të shërohen shpejt dhe me sukses”.

Sipas rrethanave të njohura, Brđanin thotë se sot rreth orës 15:30, një 34 vjeçar nga Cetinja i identifikuar si V.B, ka shtënë me armë zjarri ndaj një familje që i kishte qiraxhinj .

Me pushkë gjuetie ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, 8 dhe 11 vjeçe dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor.  Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. 

Pas njoftimit nga qytetarët, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë, ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur rëndë një punonjës policie.

“Tani për tani, nuk është e qartë se çfarë e shtyu V.B të kryente një akt kaq të shëmtuar, me ç’rast edhe ai vetë u privua nga jeta. Theksoj se rrethanat e gjithë ngjarjes, përfshirë edhe humbjen e jetës së V.B janë ende duke u përcaktuar dhe opinioni për të gjitha detajet do të njoftohet përmes mediave” thotë ai.

Brđanin gjithashtu  shpreson se nuk do të jenë më kurrë dëshmitarë të një tragjedie të tillë në Mal të Zi. 

“Besoj se të gjithë duhet të respektojmë dhimbjen e familjeve dhe falënderoj mediat për qëndrimin korrekt në raportimin e deritanishëm dhe apeloj që të vazhdohet me raportimin me kujdes maksimal”, tha Brđanin.

agresori cetinje drejtori i policise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.