Një 8-vjeçare humbi jetën pas goditjes nga i nxehti brenda një makine. Ngjarja tragjike ka ndodhur në kampin e romëve në Halandri të Greqisë, ndërsa janë arrestuar nëna 29-vjeçare dhe babai 27-vjeçar i vajzës. Akuzat kanë të bëjnë me moskujdesjen ndaj të miturit.
Nëna në deklaratën e saj, tha se nuk e kishte vënë re mungesën e 8-vjeçares për shkak se ishte duke gatuar dhe shtoi se kur ka dalë në mesditë për ta thirrur për ushqim, askund nuk gjendej.
Dikush e pa atë të mos reagonte në sediljen e pasagjerit të një makine. Siç thanë romët, makina ishte e gjyshit të vajzës dhe ishte e braktisur prej vitesh. Në fakt, nuk kishte as doreza në dyer.
Kur e gjetën 8-vjeçaren, dyert nuk mund të hapeshin nga jashtë, ndaj thyen xhamin dhe e transferuan me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror G. Gennimatas, ku u konstatua e vdekur.
