Eksperti i ekonomisë, Vjordi Danaj thotë se qeveria shqiptare i ka paratë për të ndihmuar shtresat në nevojë, për shkak të rritjes së çmimeve. Për të ekzekutivi duhet të heqë dorë nga disa koncensione dhe të ndalë abuzimet, në mënyrë që paratë të shkojnë për të ndihmuar qytetarët.
“Në këtë moment të vështirë ekonomik që ne kemi, gjëja e parë që duhet të ishte bërë me këtë lloj inflacioni që kemi, duhet indeksimi i të ardhurave dhe pensioneve. Mund të bëhet sepse këto para mund të merren nga koncensionet, duhet të ulen abuzimet dhe vjedhjet. Qeveria shqiptare është në gjendje që t’i përballojë. Të gjitha me këto taksa, me çmime stratosferike, taksat që nuk janë ulur kanë sjellë para në buxhetin e shtetit dhe këto para mund t’i rishpërndahen njerëzve”.
