Në një situatë të pazakontë është përfshirë aktorja Hajat Toçilla, e cila ka mbetur e bllokuar në ashensor. Toçilla ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit thotë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë. Në pamjet e publikuara, ajo shihet se ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit. Po ashtu ajo shton se është bllokuar për më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka e hapur atë dhe Toçila ka dalë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
