Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ne nuk i vrasim shkrimtarët”, Ben Blushi rrëfen bisedën me të renë indiane në Paris

14:58 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ben Blushi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash. Mu kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi në New York.

Si e ke emrin?

Soni.
Mund të të bëj një foto?

Po, tha Soni

Je indiane?

Nga e kuptove,tha Soni.

Jam mësuar të njoh njerëzit,

Si të qëndroj?

Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë.

Cfarë janë këto foto, pyeti Soni.

Këto janë disa nga gratë më të bukura të Francës duke pozuar të zhveshura për fotografë të ndryshëm.

Në Indi kjo nuk ndodh, gratë nuk zhvishen për foto, tha Soni.

Je budiste?

Jam hindu,

Nga cila zonë e Indisë?

Nga Bombei

Je nga qyteti i Salman Ruzhdisë,

Duhet të jetë mysliman, nuk e njoh, tha Soni.

Është një shkrimtar indian që muslimanët e kanë dënuar me vdekje.

Ne nuk i vrasim shkrimtarët, tha Soni.

Edhe ai është gjallë akoma nuk e kanë vrarë, thashë unë.

Si dukem mes këtyre grave lakuriq?

Dukesh si një nxënëse e turpshme,

Unë jam nxënëse në Paris,

Cfarë studion?

Sustainable management, administrim të qëndrueshëm.

Si të duket Parisi?

Vetëm dy javë kam këtu, po nuk ka diell dhe kam pak frikë.

Do mësohesh, thashë unë, në Paris dielli nuk është i domosdoshëm.

Duhet të iki, tha Soni

Ku do shkosh,e  pyeta.

Po kërkoj një kopertinë të Kim Kardashian.

Të veshur?

Sigurisht, tha Soni.

Ben Blushi indiane rrefen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.