Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

69 vetëvrasje në 7 muaj, sociologia tregon shkaqet dhe jep disa këshilla

16:19 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isnatatat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata ekonomike dhe ajo shoqërore shkaktojnë trauma të rënda deri edhe në vetëflijim. Janë 69 persona që kanë bërë aktin ekstrem në këtë vit, teksa shqetësues është fakti se janë regjistruar mjaft raste të të rinjve.

Një 48 vjeçar nga Prrenjasi dhe një vajzë 25-vjeçare nga Durrësi ndërmorrën këtë javë të dytë të gushtit aktin ekstrem të vetëflijimit.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit rezulton se në 7 muaj i kanë dhënë fund jetës 69 persona.

Në tre vitet e fundit numri i vetëvrasjeve sipas Institutit të Statistikave ka ardhur në rënie por fenomeni mbetet shqetësuese veçanërisht te moshat e reja.

Sociologët thonë se shkak janë problemet me natyrë ekonomike, sociale apo psikologjike.

Entela Binjaku: “E përbashkëta është që të gjithë mbeten të shënjuar: Pse e bëri? Si ka mundësi që nuk e kuptova? Tregon se shpesh herë individët janë të mbyllur, të izoluar apo tërësisht të vetmuar me humbjen e shpresës dhe nuk e ndajnë me të tjerë. Sikundër mund të ndodhë dhe si rezultat I çrregullimeve të shëndetit mendor”.

Entela Binjaku thotë se të rinjtë kryesisht i rëndon pasiguria për të ardhmen.

Entela Binjaku:  “Nga njëra anë janë impulsiviteti dhe dëshirat e moshës dhe nga ana tjetër mungesa e shpresës për përmbushjen e këtyre dëshirave, sikundër mund të jetë dhe një lloj depresioni që jetojnë të rinjtë.

Është e vështirë të kuptosh një person që mendon t`i jap fund jetës por sugjerohet më shumë vëmendje ndaj atyre që mbyllen në vetëvete apo shfaqen të dëshpëruar.

Entela Binjaku: “Tu qëndrojnë pranë. Tu flasin sa më shumë. Tua ç’bëjnë murin e dëshpërimit. Sa më shumë ti komunikojmë dhe të mos u lejojmë që të ndihen të vetmuar”

Sipas të dhënave të INSTAT vitin e shkuar vetëvrasjet zinin 0.7% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

69 vetvrasje 7 muaj keshilla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.