Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ushtari shqiptar ndërtoi “shtëpi bari” në Holandë, Ministria e Mbrojtjes “ngrin” Majorin Ermal Dinoshi

17:05 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermal dinoshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrja me qira e një banesë në Holandë, e përdorur më pas  nga persona të tjerë,  për të kultivuar kanabis, i ka kushtuar shumë ushtarakut shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ministri Niko Peleshi  ka urdhëruar nxjerrjen e tij në dispozicion.

Policia Ushtarake thotë Ministria e Mbrojtjes ka vijuar procedurat ligjore për këtë rast. E ka marrë në pyetje Major Dinoshin për incidentin në Holandë.

“Theksojmë se nuk mund të ofrojmë më shumë informacion momentalisht, duke respektuar kryerjen e veprimeve hetimore proçedurale për personat nën hetim dhe statusin e tyre për aq kohë sa nuk përfunduar hetimi çështjes” thotë Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “ pas sigurimit të informacionit më të plotë dhe dokumentacionit të ardhur është propozuar pezullimi nga detyra e Major Dinoshit, proçedurë e cila është finalizuar  me daljen e urdhrit përkatës të Ministrit të Mbrojtjes”.

Ne thotë Ministria e Mbrojtjes do të jemi proaktivë në parandalimin dhe ndëshkimin e çdo rasti sado të izoluar për të mos prishur imazhin e Forcave të Armatosura brenda dhe ashtu jashtë vendit.

Major Ermal Dinoshi  i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, ishte vënë nën hetim me dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal. Dinoshi, sipas të dhënave nga policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

Ushtaraku Ermal Dinoshi u përfshi në këtë histori pasi duke përdorur  pasaportën e tij mori një shtëpi me qera nën mirëbesim për një të afërm i cili më pas e përdori për rritje kanabisi.

ermal dinoshi shtepi bari ushtari shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.