Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Tajvanit, Joan Wu, ka njoftuar ditën e sotme se një delegacion i kongresit amerikan i kryesuar nga senatori demokrat i Massachusetts Ed Markey mbërriti në Taipei për një vizitë të paparalajmëruar dy-ditore.
Delegacioni përfshin gjithashtu deputetët demokratë John Garamendi, Alan Lowenthal dhe Don Beyer dhe përfaqësuesi republikan Aumua Amata Coleman Radeëagen, thuhej në deklaratë.
Ekipi do të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-wen dhe ministrin e Jashtëm Joseph Wu dhe gjithashtu do të zhvillojë diskutime me komitetin e çështjeve të jashtme dhe mbrojtjes kombëtare të parlamentit të Tajvanit për çështjet e sigurisë dhe tregtisë.
Ministria e Jashtme shtoi se e mirëpriti sinqerisht delegacionin dhe i falënderoi ata për mbështetjen e fortë të SHBA për Tajvanin, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin.
Vizita vjen pas udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të këtij muaji, i cili përkeqësoi marrëdhëniet SHBA-Kinë.