Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali / Shqipëria publikon të dhënat. Këto janë automjetet e SHISH

20:06 / March 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht skandalit të pak ditëve më parë të publikimit të llogarive bankare të agjentëve, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon që të publikojë të dhëna sensitive sikurse janë automjetet duke vendosur në rrezik jo vetëm jetën e agjentëve të saj, por edhe operacionet që mund të bëhen për nevojat e Shqipërisë apo të një vendi aleat tonin.

Nga një hulumtim në prokurimet e këtij institucioni, mësohen mjaft lehtë edhe automjetet që përdorin agjentët e saj, madje ku jepet marka e automjetit dhe numri i shasisë, që çon rrjedhimisht shumë lehtë në gjentjen edhe të targës së tij.

Nga një kërkim i thjeshtë i bërë nga tirananews.al rezulton se në flotën e automjeteve të Shërbimit Informativ Shtetëror janë që nga fuoristradat e deri te makinat sportive.

Për arsye të moscënimit të sigurisë, po sjellim vetëm tre prova se si një institucion si SHISH vijon të nxjerrë të dhëna.  Rezulton se në flotën e saj të automjeteve është VW Touareg 3.2 benzinë, viti i prodhimit 2005 me Nr.i identifikimit WVGZZZ7LZ5D045895.

Një tjetër automjetet është edhe Kia Cerato 1.5 crdi naftë, viti i prodhimit 2005. Nr. identifikimitKNEFE245255184407. Automjete të tjera janë të markës KIA, sikurse është Kia Sportage  2.0 crdi naftë, viti i prodhimit 2006.  Me Nr. i identifikimit KNEJE55186K287630.

Ligjet shqiptare ndalojnë rrjedhjen e informacionit sekret të shtetit, me gjoba deri në 10 vjet burg për zyrtarët që zbulojnë sekrete te shtetit dhe pesë vjet për qytetarët e zakonshëm. 

“The Independent” shkruante pak kohë më parë në një shkrim të gjatë dhe hulumtues për Shërbimin Informativ në Shqipëri se nxjerr të dhënat sekrete. “Vendi i NATO-s, Shqipëria, po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje rreth identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut në atë që duket të jetë një shkelje e madhe dhe potencialisht e rrezikshme mund të ketë pasoja ndërkombëtare”. / tirananews.al

automjete tuareg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.