Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

20:30 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të fshehë dështimin e sezonit turistik në jug të vendit dhe çmimin e lartë të karburantit në vend me antireklamë në rrjetet sociale.

Dhe si argument për konstatimin e tij, Sula ka përdorur një foto të postuar në Facebook nga Rama me hashtagun #ShqipëriaeBukur, për të cilën deputeti i PD thekson se nuk impresionon asnjë turist.

Postimi i Sulës:

Dështimin e mundshëm të sezonit veror në jug të vendit për shkak të çmimit të lartë të karburanit (çka ka shkaktuar që të bjerë numri i frekuentuesve të plazheve), kryeministri Edi Rama po rreket ta bëj të zezën të bardhë këto ditët e fundit. Çdo ditë ai po poston në rrjete social foto me shifra të turistëve të huaj por edhe të vijës bregdetare.

Këtë fundjavë kreu i qeverisë postoi një foto e shkrepur nga ajri në momentin e perëndimit të diellit në Velipojë. Foton Rama e shoqëronte me një koment “Muzgu në Velipojë” dhe me hashtagun Shqipëria e Bukur. Kjo në fakt është një antireklam dhe duket e qëllimtë nga kryeministri.

Foto e postuar nga kryeministri mund të shfaqet në adresën e facebook-ut të çdo turisti të huaj që kërkon të vizitojë Shqipërinë. Ai navigon në rrjete sociale me fjalët kyçe siç ka përdorur Rama “Shqipëria e Bukur”.

Në momentin që përdoret një hashtag i tillë atij ose asaj do ti shfaqet foto e postuar nga kryeministri që është kjo më poshtë. Por sa tërheqëse mund ti duket një turisti të huaj një foto e tillë nga Shqipëria. Si mund të impresionohet një turist spanjoll, gjerman, zviceran, anglez apo ku di unë se çfarë kur të shikojë këtë foto ku në një gjatësi më shumë se një kilometër, çadrat e privatit janë deri në ujë (në det). Si mund të impresionohet kur turisti i cili do të pushojë për qefin e tij nuk ka një rrugë ku të shkoj në det. Si mund të impresionohet një turist kur në 1 km vijë bregdetare nuk ka asnjë centimetër hapësire publike.

Duke u munduar të mbuloj dështimin me çmimin e naftës, kreu i qeverisë po i bën edhe një kundër reklamë Shqipërisë me këtë foto.

sula

akuza dashnor sula Rames
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.