Për të gjithë ata që kanë plane për fundjavën dhe jo vetëm, do të mund të shijojnë një mot me diell dhe temperatura të larta, sipas parashikimit të Meteoalb.
“Sa i përket fundjavës paraqitet të jetë me mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare, jo vetëm që sot por edhe dita e diellë do të jetë me mot të kthjellët. Ndërsa sa i përket temperaturave krahasuar me mesin e javës që patëm një rënie të temperaturave dhe në vlerat minimale dhe në ato të mesdites, kemi pasur një rritje të lehtë të temperaturave duke bëre që vlerat minimale të jenë 4 ose 5 gradë celcius, ndërsa maksimumi ditën e nesërme pritet të shkojë mbi 23 gradë”, shprehen meteorologët.
Java do të nisë me temperatura të larta por do të ketë disa episode me reshje shiu, ndërsa temperatura të ulëta do të shënohen kryesisht në zonat veriore.
Fundi i muajit Mars parashikohet i ngrohtë, ndërsa Prilli do të vijë me temperatura relativisht të larta, duke pasur një mot tipik pranveror.
