Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministrja serbe Bërnabiç i kthehet ashpër BE-së: Përgjigjuni provokimeve që bën Kurti

14:00 / August 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ana Bernabic.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë akuzuar njëri-tjetrin për nxitjen e një dhune të mundshme në Kosovë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, thotë se Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet, teksa reagoi ndaj një deklarate të Bashkimit Europian lidhur me retorikën e ashpër midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova. “Përveç deklaratave të kota, BE-ja nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë tjetër ndaj provokimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me konfliktin e armatosur me serbët”, tha Bërnabiç.

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi. BE-ja po ashtu tha se të gjitha çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut që Brukseli ndërmjetëson.

“Duke parë këtë deklaratë të BE-së, dikush mund të mendojë se sot është 1 Prilli. Duket shaka pa kripë. Për 175 ditë të plota, Kurti ka provokuar për një konflikt të armatosur me serbët”, tha Bërnabiç në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së BE-së.

Më 11 gusht, Vuçiç deklaroi se ka informacione për plane në veri të Kosovës dhe se autoritetet në Kosovë se po përgatiten për “likuidimi i popullit tonë” në veri të Kosovës. Një ditë më vonë, Kurti u kundërpërgjigj duke thënë se Kosova dëshiron paqe dhe stabilitet. Ai tha se deklaratat që vijnë nga Serbia për dhunë dhe vrasje, “flasin për imagjinatën dhe mendimet” e zyrtarëve serbë.

Ana Bërnabiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.