Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kapet pas 23 viteve punë shefi i policisë me diplomë false, bashkia zbulon se nuk kishte qenë kurrë në universitet

14:18 / August 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Carlalberto Presicci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i policisë bashkiake në Desenzano të Italisë, Carlalberto Presicci është dënuar nga Gjykata e Audituesve për falsifikim.

Mediat italiane raportojnë se Presicci në vitin 1996 ka deklaruar se zotëronte diplomës Juridik të fituar në vitin 1992 me nota të plota për të fituar postin e komandantit të policisë lokale, por në vitin 2020 është zbuluar se ai nuk ka qenë kurrë në universitet.

Kështu, Gjykata e Audituesve, seksioni juridik për Rajonin e Lombardisë, vendosi që ish-komandanti do t’i duhet t’i paguajë bashkisë së Desenzanos pak më shumë se 918 mijë euro për dëmin e shkaktuar.

Në vitin 1996 “këshilli i Bashkisë Desenzano kishte hapur konkursin publik për caktimin e pozicionit të instruktorit ekzekutiv në zyrën e sigurisë urbane.

Ndër kërkesat e pjesëmarrjes të parashikuara në njoftim ishte posedimi i diplomës në Drejtësi, Ekonomi, Ekonomi dhe Tregti, Sociologji dhe Shkenca Politike. Ish-komandanti i policisë lokale të Desenzanos kishte marrë pjesë në konkurs “duke deklaruar zotërimin e diplomës dhe duke nxjerrë një kopje të vërtetuar të certifikatës së diplomës në Drejtësi të marrë në vitin 1992 me notën 110”.

Kështu, që nga viti 1997, ish-komandanti Presicci u punësua deri në tetor të vitit 2020, kohë kur Prokuroria Publike e Breshias zbuloi veprën që lidhet me falsifikimin e certifikatës së diplomës.

Më pas, në Nëntor 2020, Bashkia kishte marrë një reagim negativ nga Universiteti i Parmës në lidhje me posedimin e një diplome dhe kështu kishte filluar procedimi disiplinor ndaj tij.

Në atë kohë punonjësi kishte dhënë dorëheqjen pas 23 vitesh shërbim për “një punë tjetër”. Të paktën kjo ishte komunikuar në shtyp. Në vend të tij, u emërua Gianfranca Bravo.

Carlalberto Presicci tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.