Stilistja Stela Sallaku kritikoi veshjet e disa moderatoreve të cilat janë çdo ditë në ekran.
Sipas saj, disa zonja ekrani ngatërrojnë pasarelat me ekranin, ndërkohë që janë përballë një publiku të larmishëm, përfshi edhe fëmijë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruhet etika e veshjes.
“Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës. Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”, tha stilistja në një intervistë për Euronews Albania.
