Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokati personal i Donald Trump merret nën hetim kriminal

08:59 / August 17, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1F1BF49F D67A 4BE9 99A0 104875A52084
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka qetësi për Donald Trump. Pas kontrollit që FBI i bëri në banesë, tashmë edhe avokati personal i ish-presidentit ka probleme. Ai është nën hetim kriminal. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani u përpoq ta ndihmonte Trump të sfidonte humbjen e rizgjedhjes në vitin 2020, u njoftua të hënën se ishte objektivi i një hetimi kriminal në shtetin jugor të Xhorxhias që shqyrton pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve.

Avokati Robert Costello u tha mediave amerikane se prokurorët në Atlanta, kryeqyteti i këtij shtetit, informuan avokatët e zotit Giuliani se ai ishte nën hetim për rolin e tij në përpjekjen për të përmbysur humbjen e ngushtë të zotit Trump në atë shtet, hera e parë që një kandidat presidencial republikan humbi në Xhorxhia që nga viti 1992.

Rudy Giuliani është planifikuar të paraqitet të mërkurën përpara një jurie të posaçme që po heton përpjekjet disa javore të zotit Giuliani, ish-presidentit Trump dhe të tjerëve në fund të vitit 2020 dhe në ditët e para të vitit 2021 për të përmbysur humbjen prej 11,779 votash të zotit Trump ndaj demokratit Joe Biden në Xhorxhia, një shtet në të cilin u hodhën 5 milionë fletë votimi.

Në një moment, më 2 janar të vitit 2021, zoti Trump iu lut në një bisedë telefonike të regjistruar zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve të shtetit, Brad Raffensperger, që t’i “gjente” një votë më shumë sesa i nevojitej për të marrë fitoren nga zoti Biden në Xhorxhia.

Xhorxhia ishte një nga disa shtete të fushëbetejës politike për të cilat zoti Trump ngriti pretendime të gabuara se parregullsitë në numërimin e votave i kishin kushtuar atij një mandat tjetër katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Si pjesë e përpjekjes të zotit Trump në Xhorxhia, zoti Giuliani, në javët pas zgjedhjeve të nëntorit 2020, kaloi disa orë përpara komisioneve legjislative të shtetit duke mbështetur teoritë e rreme të konspiracionit rreth valixheve të fshehta me vota të demokratëve dhe makineritë e korruptuara të votimit. Në mbarë vendin gjykatësit kishin hedhur poshtë të paktën 60 padi të zotit Trump që pretendonin mashtrime zgjedhore.

Ndërsa pezulloi liçencën juridike të zotit Giuliani vitin e kaluar, gjykata e apelit të shtetit të Nju Jorkut shpalosi një pjesë të madhe të aktivitetit të tij në Xhorxhia në emër të zotit Trump. Gjykata tha se ai kishte bërë “deklarata të shumta të rreme dhe mashtruese në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia”.

Në një rast, gjykata tha se zoti Giuliani kishte pretenduar në mënyrë të rreme se dhjetëra mijëra adoleshentë nën moshë kishin votuar ilegalisht në Xhorxhia, edhe pse një auditim nga zyra e zotit Raffensperger zbuloi se askush nën moshën 18 vjeçare nuk kishte votuar në zgjedhjet e vitit 2020.

Zoti Giuliani luajti gjithashtu një rol kyç në mesin e një grupi avokatësh të zotit Trump, të cilët kërkuan emërimin e listave alternative të elektorëve që favorizonin Trumpin për të zëvendësuar ata zyrtarë që favorizonin zotin Biden në shtetet ku ai fitoi ndaj zotit Trump.

Në Shtetet e Bashkuara, presidentët zgjidhen efektivisht në zgjedhje të veçanta në secilin prej 50 shteteve, jo përmes votës popullore kombëtare. Numri i votave elektorale të çdo shteti varet nga popullsia e tij, me shtetet më të mëdha që kanë ndikimin më të madh. Kongresi vërtetoi fitoren përfundimtare të zotit Biden me votimin 306-232 në Kolegjin Zgjedhor.

Avokati i zotit Giuliani tha se klienti i tij ka të ngjarë të përdorë privilegjin që i jep ligji dhe të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me Trumpin kur ai të paraqitet para jurisë së madhe.

Lajmi se zoti Giuliani ishte objektivi i një hetimi në Atlanta, të udhëhequr nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, erdhi në të njëjtën ditë kur një tjetër mbështetës i zotit Trump, Senatori Lindsay Graham, humbi përpjekjen e tij për të shmangur dëshminë përpara një jurie që heton akuzat për mashtrim zgjedhor.

ZonjaWillis ka pohuar se Senatori Graham ka bërë telefonata të shumta me zotin Raffensperger dhe stafin e tij duke kërkuar që ata të rishqyrtojnë disa fletë votimi në mungesë “për të shqyrtuar mundësinë e një rezultati më të favorshëm për ish-presidentin Donald Trump”. /VOA/

Donald Trump Rudy Giuliani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.