Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elvana Gjata flet për herë të parë pas ngjarjes në ish-bllok

08:55 / March 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1544997914 elvanagjata111 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur për herë të parë në një intervistë pas ngjarjes në ish-bllok, ku u përshi edhe ish- i fejuari i saj, Ervin Mata.

E pranishme në një lidhje me Skype në emisionin “Xing me Ermalin”, në një emision dedikuar filmit  “2 gisht mjaltë”, ku këngëtarja është protagoniste, ndonëse nuk e përmend ngjarjen, ndërsa flet për suksesin e filmit, ajo falënderon edhe shqiptarët, ndërsa thotë se është e lumtur për faktin se i bën ata të qeshin.

  Ermal Mamaqi: Unë e kam cilësuar si një diamant i mbuluar nën petkun e këngëtares, por besoj që një dritare e madhe në kinematografi për të sapo është hapur. Elvana nuk mund të ishte sot me ne në studio, po le të na e thotë vetë ku ishte nëpërmjet Skype… Ku je mi të shtifsha në dhe? Nuk është normale që aktorja kryesore mungon në promovimin e filmit të vet.

Elvana Gjata: Nuk është normale në fakt, por m’u desh të jem jashtë vendit për një kontratë shumë të rëndësishme që kam shumë kohë që e pres, kështu që më mirë më uro fat.

Ermal Mamaqi: Cili ka qenë momenti më i bukur ose më i vështirë gjatë xhirimeve

Elvana Gjata: Në një proces pune është normale të ketë momente të vështira e të bukura. Si eksperienca e parë në një film kamë pasur pasiguritë e mia, por e kam shijuar shumë, ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Një moment ka qenë kur po xhiroja me Koçon, flisja me babin tim para dasmës, ishte skenë e vështirë, por ishte shumë bukur sepse unë Koçon e kam dashur shumë që e vogël dhe fakti që po xhiroja me të më jepte shumë emocion.

Doja t’i  thoja gjatë xhirimeve që e dua shumë dhe që kam qenë fanse e tij që kur isha e vogël. Ka qenë nder për mua të jem pjesë e një filmi me një kastë të tillë aktorësh. Jam shumë e lumtur për suksesin që po përjetojmë dhe faleminderit të gjithë shqiptarëve që e duan kaq shumë këtë film dhe jam e lumtur që kemi mundësi t’ju bëjmë për të qeshur dhe të sjellim gëzim në jetën tuaj.

bllok elvana gjata filmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.