Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stoltenberg takon Vuçiçin: Kemi gati forcat tona në Kosovë

16:26 / August 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stoltenberg vucic 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas trazirave në Veri të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë.

Në përfundim të takimit me Presidentin serb Vuçiç, Stoltenberg theksoi se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne kemi forcat gati dhe do veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në Veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të tjerë, siç është edhe policia e EULEX”.

Ndërsa Presidentin i Serbisë u shpreh se dhuna duhet të refuzohet.
“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë. Nuk ka të bëjë me mua, është një çështje më e madhe, ka breza që nuk e shohin Kosovën si një territor të lirë, e shikojnë si territor të Serbisë”.

Vuçiç kritikoi edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin tha se këtë situatë po e shfrytëzon politikisht.
“Nuk ka asnjë gjë të re në narrativën e Kurtit për Serbinë, ai thjeshte përdor situatën aktuale politike. Ajo që ne duam është një qasje racionale, një marrëveshje kompromisi mes të dyja palëve. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, si do gjejmë zgjidhje, por kjo lloj narrative e refuzoj dhe pres ndjesë për gjithë fabrikimet që thuhen kundër Serbisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.