Me daljen e fundit publike, Rihanna është bërë virale dhe ka krijuar një trend, duke kënaqur të gjithë të apasionuarit pas modës.
Gjatë një darke në një restorant italian, në Nju Jork, ajo u shfaq e veshur me një fund xhins të shkurtër, me një bluzë të bardhë, ndërsa vëmendjen kanë tërhequr çizmet me të cilat këngëtarja kombinoi veshjen.
Rihanna ka kompletuar veshjen me një palë çizme të gjera dhe të gjata mbi gjurin nga koleksioni Y/Project pranverë-verë 2023.

Ky stil është komentuar shumë në rrjet, pasi ktheu në trend një palë çizme të frymëzuara nga moda e meshkujve të shekullit të 17-të.
