Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vrasja, muzika që shoqëron jetët tona”, Boçi: Koha për përmbysje dhe për të shembur regjimin

09:45 / August 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi thekson se Shqipëria nuk ka qetësi nga vrasjet, dhe se kjo e fundit është muzika që shoqëron jetët tona.

Nisur nga vrasja që ndodhi mbrëmë në Elbasan, deputeti shkruan në një postim në facebook se shoqëria jonë ka humbur ekuilibrat socialë dhe psikologjikë. Për të është koha për përmbysje dhe për të shembur rregjimin.

“Nga banditizmi qeverisës që mbyt çdo qelizë jetëdhënëse në shoqëri, që PADREJTËSINË e ka ngritur në kult, që GRABITJEN e ka shndërruar në meritë, që pasurohet mbi vdekjen, mbi vuajtjen dhe mjerimin e njerëzve të thjeshtë. PRANDAJ është koha për përmbysje. Është koha për të mundur vdekjen e vrasjen. Është koha për të shembur regjimin”,-shkruan në një postim në facebook.

Postimi i plotë

VRASJA DUHET MUNDUR! Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kalvaresh jete, ekzekutohet pa drojë e hezitim në mes të publikut të tmerruar.

Shqipëria nuk ka qetësi! Vrasja është muzika që shoqëron jetët tona. Ajo ndodh e realizohet kudo dhe pushteti i vdekjes në vendin tonë është në çdo cep. Jeta është gjëja më e pavlerë këtu. E njerëzit prandaj ikin, largohen në përpjekje për të gjetur vlerën e saj. Vrasje makabre në mes të autostradës, vrasje në mes të qytetit, vrasje në familje, vrasje në rrugë, vrasje në plazh. Vrasje në veri, vrasje në jug. Vrasje, kudo vrasje.

Shoqëria jonë ka humbur ekuilibrat socialë dhe psikologjikë. E gjithçka vjen nga devijacioni i pushtetit politik, i vrasjes që i ka ndodhur në vite sigurisë, së ardhmes, edukimit, arsimimit, meritokracisë, vlerave. E sado teori kriminalistike të ngrejmë zgjidhjet janë të thjeshta. Banditizmi i vrasjeve buron nga banditizmi i shtetit, nga mungesa e tij kur bëhet fjalë për jetët e qytetarëve dhe nga dominimi i tij,kur bëhet fjalë për pasurimin e shtetarëve e oligarkëve.

Nga banditizmi qeverisës që mbyt çdo qelizë jetëdhënëse në shoqëri, që PADREJTËSINË e ka ngritur në kult, që GRABITJEN e ka shndërruar në meritë, që pasurohet mbi vdekjen, mbi vuajtjen dhe mjerimin e njerëzve të thjeshtë. PRANDAJ është koha për përmbysje. Është koha për të mundur vdekjen e vrasjen. Është koha për të shembur regjimin!

luciano boci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.