Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet emri i prej viktimave. Vëllai i përfshirë në vrasjen e Arben Beqirajt, sherri për një kalë

11:15 / August 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
panaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njëri prej viktimave të atentatit mafioz në Panaja është Hakim Xhezo. Vëllai i tij është i përfshirë në vrasjen e Arben Beqirajt në vitin 2019, ku sherri nisi për një kalë. Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi u pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli. I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit. Për ngjarjen e vitit 2019 ishte arrestuar edhe viktima tjetër Lena, por në mars të këtij viti, Gjykata e kishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Vrasja në 2019

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lekë të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji të cilët u arrestuan pak ditë më parë nga Policia, ku të gjithë ishin të armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot.

Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik sepse ngjarja ndodhi në muajin ku turistët mbushin qytetin bregdetar.

Shpati Lena Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.