Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gati ligji i ri, zbardhet dokumenti: Spiunëve ju ndalohet kandidimi, shkarkohen ose humbin mandatet

16:01 / August 18, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RamaMetaBerisha 16 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi për deputet i bashkëpunëtorëve  të ish sigurimit të shtetit.

Sipas draft-projektligjit i cili do të depozitohet në Kuvend në Shtator, në nenin 1 parashtrohet qëllimi dekriminalizimit, ndalimi mbajtjes të posteve publike  krahas personave  ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve shkohet edhe ky paragraf.

I njëjti ndryshim  shtohet edhe në nenin dy të ligjit ku sanksionohet se ky ligj synon mbrojtjen dhe garantimin  e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese. Ndërsa ndryshimi Nenit katër parashikon  ndalimin  për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit zgjat gjatë gjithë jetës për ata persona me të shkuar kriminale apo bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.

Nëse deri më tani Neni 4 i delegonte  fuqi vepruese vetëm Prokurorisë së Përgjithshme për aspektin kriminal e njëjta fuqi i jepet edhe autoritetit të dosjeve.

Ndryshimet në këtë ligj krahas politikanëve prekim një rreth edhe më të gjerë zyrtarësh. Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si  në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj,  gjyqtarë ose prokurorë, në postin e zëvendësministrit, në postin e prefektit, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues  Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative përfshi policinë e shtetit.

Por çfarë ndodh nëse zyrtarëve të sipërcituar u zbulohet dosja bashkëpunimit me ish sigurimin?

“Personave që janë duke ushtruar funksione të larta publike nga ato që përcaktohen në pikat 1 dhe 2 të këtij neni dhe provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit u ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra për këtë shkak ligjor dhe sipas procedurës përkatëse të shkarkimit të përcaktuar nga neni 10 ose neni 13 i këtij ligji”.

Për zbatimin e këtij ligje krahas formularit të dekriminalizimit personat subjekt i këtij ligji sipas nenit 15/1  do të duhet të plotësojnë një formular të dytë,  kësaj here nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.

Drafti:

“Ndalimi për kandidim dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik

  1. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
  2. a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas neneve 73, 74, 75, 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b dhe 79/c, 86, 87, 88 paragrafi i dytë, 89/a, 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 109, 109/b, 109/c, 110/a, 111, 114, 128/b, 135, 136, 140, 141, 143/a, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 230, 230/a, 230/b, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a, 234/b, 278 paragrafin e parë, të pestë e të gjashtë, 278/a, 282/a, 283, 283/a, 284/a, 287 i lidhur me kryerjen e një krimi të parashikuar në këtë paragraf, 333, 333/ a e 334 të Kodit Penal;
  3. b) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas neneve 110/c, 244, 245, 248, 248/a, 259, 260, 319, 319/ç, apo në fushën e zgjedhjeve, të parashikuar në Kreun X “Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”, të Kodit Penal;
  4. c) kryerjen e një krimi, që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, për të cilin janë dënuar me jo më pak se 2 vjet burgim;

ç)  për kryerjen me dashje të një krimi që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim.

  1. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave:
  2. a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;
  3. b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.
  4. Ndalimet e parashikuara në këtë nen zbatohen edhe ndaj personave që, në kohën e kryerjes apo tentativës së kryerjes të veprës penale, të parashikuar në këtë ligj, mbanin të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që mbajnë në momentin kur zbatohet ndalimi ndaj tyre.
  5. Nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore personat që plotësojnë kushtet e

parashikuara shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni.

  1. Kohëzgjatja e ndalimeve të parashikuara nga ky nen përcaktohen, sipas rastit, në nenin 4 të këtij ligji.
  2. Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndër-kombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji.

Neni 3

Ndalimi për t’u emëruar në një funksion publik

  1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet apo zgjidhet në funksionet publike si më poshtë:
  2. a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;
  3. b) gjyqtarë ose prokurorë
  4. c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;

ç)  në postin e prefektit;

  1. d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:
  2. dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;
  3. e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplo-matik si dhe drejtues të çdo niveli ne adminis- tratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil; ë) në Policinë e Shtetit;
  4. f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe
  5. g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti”, thuhet në draftin e PS. 

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.