Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lojërat e fatit / Plani i Policisë për ndalimin e skemave ilegale

14:35 / January 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lojera fati online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga dita e sotme, lojërat e fatit e bastet sportive janë zyrtarisht të paligjshme.  Kjo në fakt është njoftuar më herët dhe shumë biznese të sektorit e kanë mbyllur aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të ndalimit ligjor. Pikëpyetje e këtij procesi ka qenë fakti nëse aktiviteti që më parë ishte ligjor, do të transformohej duke vijuar në formë joligjore. E në fakt, si ministri I Brendshëm ashtu edhe kryeministri kanë bërë të ditur publikisht se ka përpjekje për të krijuar skema lojërash ilegale. Për këtë qëllim, është parashikuar të ndiqet e njëjta skemë si me luftën kundër kanabisit, të paktën sikurse kanë deklaruar dy zyrtarët e lartë.

“Kemi konstatuar përpjekje për të krijuar skema lojërash ilegale, për të transformuar lokalet ekzistuese në klube ku pronarët përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që i kanë hyrë kësaj fantazie se do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre. Kaq po u them” tha kryeministri në daljen publike të fundvitit.

Ndërkohë, policia e shtetit do të qendrojë në gatishmëri për të mos lejuar asnjë njësi të lojërave të fatit që të vazhdojë të operojë. Për këtë qëllim do të përdoren të gjitha format e evidentimit, përfshirë edhe denoncimet e qytetarëve apo shërbimet e tjera të sigurisë. Nëse do të konstatohet se punonjësit e policisë nuk kanë bërë denoncim apo nuk kanë reaguar, atëhere do të jenë ata që do të mbajnë përgjegjësi e do të largohen nga detyra e tyre.

“Nëse konstatohet kjo nga qytetarët, shërbimet apo rrugë të tjera, përgjegjësia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë dhe do të largohen” paralajmëroi kryeministri.

E sa i përket atyre që kanë mbetur pa punë si rrjedhojë e mbylljes së lojërave të fatit, alternativa që është ofruar nga strukturat shtetërore është ajo e programit të punësimeve që ofrohen në zyrat e punës.

SCAN

baste lloto lojera fati Policia skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.