Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria miraton gërmimet për flori në Librazhd dhe Mirditë

11:15 / August 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 flori 1660896451
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zonën e Babjes së Librazhdit dhe në zonën e Kaçinarit në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një njoftimi për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri më 6 shtator.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

  1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  3. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
  4. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.